TIRANË- Në Kryesinë e Kuvendit, kryeparlamentari Ilir Meta ka pritur sot përfaqësues të medias me rastin e festave të fundvitit.

Meta uroi një vit sa më të mbarë për të gjithë përfaqësuesit e mediave dhe sa më shumë lajme të mira.

“Ju uroj një vit të gëzuar në familjet tuaja, të jetë një vit ku të dominojnë më shumë lajme pozitive, por natyrisht edhe kritika, sepse ka vend për përmirësime, për të reflektuar dhe ju uroj të gjithëve ju një vit më të mbarë”, iu drejtua Meta gazetarëve.

Kreu i Kuvendit theksoi se “shpresojmë të kemi mundësinë të japim lajmin për çeljen e negociatave me BE dhe do të ishte një gjë e rëndësishme për vendin dhe nëj hap mjaft pozitiv për të ardhmen”.

Ndërkohë në fund të fjalës së tij, Meta përshëndeti ata ‘gazetarë të opozitës, që kishin ardhur në pritjen e tij’.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: