TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se kryeministri Edi Rama duhet të ishte konsultuar me presidentin për emrat e ministrave të rinj para se t’i emëronte.

Meta u shpreh se Presidentit i është kërkuar takim 8 ditë, pasi ministrat ishin emëruar nga Rama. Sa i përket refuzimit të Gent Cakës për postin e minsitrit, Meta tha se nuk ka cilësitë e duhura për një pozicion delikat siç është Ministria e Jashtme.

Sipas kryeministrit ju jeni përfshirë në një konspiracion kundër presidentit të Kosovës me mos dekretimin e Gent Cakës?

Meta: Nuk kam pasur asnjë  takim me presidentin e Kosovës. Ca lidhje ka kjo. Kush është konspiracioni? Ministri ka dimensionin kushtetues, pasi ai kur bëhet ministër është një institucion Kushtetues. Presidenti dekreton dhe shkarkon ministrat. Garant për këto cilësi në interes të shtetit është presidenti. Presidenti nuk ka rol ceremonial. Kushtetuta imponon një proces bashkëpunimi në interes të shtetit. Kryeministri duhet të bisedonte me Presidentin para se të bënte emrat publikë për ministra. Presidenti pasi është njohur me këto propozime ka vepruar në mënyrën më të shpejtë. Presidentit i është kërkuar takim pas 8 ditësh, pasi këta ishin emëruar. Në datën 5 u dekretuan të gjithë menjëherë, pasi i kishin cilësitë. Shqetësim për mua ka qenë ministri i jashtëm, jo si person. Ministri i jashtëm ka rëndësi, pasi pasojat që mund të vijnë janë të pariparueshme. Ai mund ta cenojnë Kushtetutën edhe me pa vetëdije. Unë nuk kam dashur të bëj debat.

Ju nuk e keni takuar Gent Cakën?

Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Një veprim i tij nëse do prodhonte pasojë, Edi Rama do thoshte se Ilir Meta e dekretoi. Unë nuk mund të bëj eksperimente.

Ai thotë se certifikatën e  sigurisë edhe të tjerë nuk e kanë marrë?

Meta ka që në vitin 1992 në politikë dhe këto janë akuza të pavend. Unë i kam në rregull të gjitha certifikatat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb