TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas shoqërimit të Sahit Dollapit nga policia duke kërkuar që ai të dërgohet në spital. Reagimi i Kreut të Shtetit këtë radhë është shumë i drejtpërdrejt. Meta e cilëson absurde situatën para policisë.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta.

Ky është mesazhi i katërt nga Kreu i Shtetit që prej nisjes së protestës të opozitës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb