Ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ka paraqitur sot tri akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Engjell Agaçit, gjatë seancës së pyetjeve reciproke në SPAK.

Ai ka theksuar se Partia e Lirisë ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, duke përmendur përgjegjësitë e dy zyrtarëve.

Meta renditi tre fakte zyrtare që sipas tij, e ngarkojnë Ramën dhe Agaçin me përgjegjësi:

Bonusi i paligjshëm: Më 7 dhjetor 2016, Edi Rama firmosi dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë Integrated Energy BV sh.p.k, e cila në atë kohë nuk ekzistonte, duke shkelur ligjet në fuqi dhe duke favorizuar këtë kompani në procedurën e konkurrencës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Negocimi i kontratës: Rama ka firmosur kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, edhe pasi ishte informuar se procedura e negociatës pa shpallje ishte e paligjshme.

Miratimi i paligjshëm: Ai akuzoi Erion Veliaj për firmosjen e një koncensioni 30-vjeçar për inceneratorin e Tiranës, duke shkelur vendimet e Këshillit Bashkiak dhe ligjet përkatëse.

Meta u shpreh se ndërkohë që vazhdojnë hetimet, dhjetëra milion euro po vidhen dhe financojnë analistë dhe media që manipulojnë informacionin.

Ai kërkoi një përgjigje nga SPAK për veprimet e tyre në këtë çështje me interes të lartë publik, duke theksuar se dokumentet përkatëse janë në duar të tyre, të firmosura dhe me vulë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb