TIRANE

Pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Metës në letrën e tij drejtuar Ramës. Mes të tjerash Rama i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?”, shkruan Rama.

Kreu i shtetit i dërgoi sot një letër kryeministrit Edi Rama ku sqaronte sqaron arsyet e mosdekretimit të Cakajt, në vend të Ditmir Bushatit. Sipas kreut të shtetit kandidatura e Cakaj nuk i plotëson kushtet dhe nuk krijon besueshmëri dhe garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet.

“Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të rij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj për emërimin e Gent Cakaj në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”- thuhet argumentet e Metës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb