Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i dërgoi një mesazh kryeministrit Edi Rama, gjatë konferencës urgjente për media, pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.


Nga Presidenca, Kreu i Shtetit deklaroi se ai duhet besuar se 30 qershori ka rënë dhe nuk ekziston si datë zgjedhjesh, pasi është esëll jo vetëm në mëngjes, por gjithë ditën.


Ai e lidhi deklaratën e tij edhe me ndërkombëtarët, teksa u shpreh se as ndërkombëtarët nuk e kanë thënë atë që thotë ai: Pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluarat, nuk ka çelje negociatash.


“Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes”, përfundoi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb