Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u pyet sesi e komenton ai faktin që presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpallur non grata ambasadorin e OSBE, Bernd Borchadt.

Balla tha se Borchardt ka një histori të gjatë në Shqipëri, ndërsa shton se e gjitha është në vazhdë të sjelljes së njohur tashmë të presidentit të vendit. Ai shtoi se i vjen keq për degradimin e presidentit Meta.

Është një keqardhje e madhe për degradimin e sjelljes institucionale të presidentit, qoftë për atë që po bën, qoftë në marrëdhënie me Kushtetutën. Ambasadorin e një vendi nuk e zgjedhim ne, e zgjedh vendi përkatës.

A, po ka pasur një rast Shqipëria, kur ambasadori iranian u largua për shkaqe që dihen. Por, kjo sjellje e presidentit ka të bëjë me vazhdimin e sjelljes së tij në mbrojtje të opozitës. Kjo sjellje është për të ardhur keq, aq më tepër që Shqipëria vitin tjetër presidencën e OSBE-së”, tha Balla.

Balla tha se ambasadori Borchadt është një prej ambasadorëve që ka një histori të gjatë në Shqipëri duke theksuar se është një mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë.

“Ka qenë në Shqipëri në dy mandate, si ambasador i Gjermanisë dhe si i OSBE. Çdo person në jetën e tij private, teksa dikush e fyen apo e shan mund të ketë reaguar. Nuk e di kontekstin. Mos thoni shqiptarëve, disa banorëve të cilët pasi e fyen ky ka reaguar. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë me atë që po them. Nuk është e vërtetë aspak që ambasadori ka fyer shqiptarët si komb, apo popullin tonë. Por bën pjesë tek ambasadorë që edhe kur ka qenë Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë, edhe kur Ilir Meta dhe Berisha janë në opozitë, mbetet një mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë. Ambasadorin e një vendi nuk e zgjedhim ne por organizata që e ka sjellë. Vijimi i diskutimit është shenjë e degradimit dhe përdorim i zyrës së Presidentit të Republikës në politikë. Është e pakuptueshme se si guxon presidenti të bëjë akte të tilla”, deklaroi Balla.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb