Në fjalën e tij në sheshin Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe debatin pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se është gati të ndjekë shembullin e Allendes, nëse do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa ironizoi debatet në studiot televizive, Rama shfrytëzoi rastin të ndalet edhe në deklaratat e Presidentit të Republikës:

“ Cdo ditë deri në darkë, miza bëhet buall dhe derrave të shtirë në kolltuqe u drejtohen me fjalën ‘zotëri’.  A mendoni se Meta do vrasë veten? C’e ka shtyrë Presidentin të vrasë veten? Z.Kradi?  Dhe derrat e shtrirë japin mendim, bëjnë vëzhgime, japin opinione.” – u shpreh Rama.

Më herët kryeministri paralajmëroi ndëshkime të ashpra në kodin penal, për dhunën për shkak të detyrës kudo të ushtrohet ajo.

“Pushteti është i fëmijëve, qe librat do i marrin falas deri në klasën e 9 të mbylljes së mandatit tonë, është i bebeve, i mësuesve, infermierëve, mjekëve, që sot janë shumë më mirë se dje, por nesër duhet dhe do të jenë shumë më mirë se sot. Sot paguajnë më pak se dje, por nuk mjafton, krahasojmë ku jemi e ku duam të shkojmë. Jo për vete, ku do shkoj unë 198 cm i kam sa më lart do shkoj, por për të gjithë ata që duan paga më të larta kushte më të mira, njësoj si kanë nisur kushtet të bëhen, do ta bëjmë të mundur hap pas hapi sic e kemi nisur. Eshtë momenti për t’i dhënë përgjigje dhunës për shkak të detyrës, nga fushat e futbollit, policët e përfaqësuesit e popullit kudo qofshin edhe në sallën e parlamentit, për këdo që ngre dorën do të garantojmë ndëshkime shembullore në kodin penal. Kujtdo shteti ka për detyrë t’i tregojë vendin e merituar.

Shqipëria sipas BB ka krijuar më shumë se gjysmën e vendeve të reja të punës që janë krijuar në rajon në 2018, duke u bërë vendi me papunësinë më të ulët në rajon. Kemi bërë jashtëzakonisht shumë, po o zot sa shumë akoma duhet bërë. Kurrë rruga jonë nuk do kandadiset si rrugët e lëna rrugëve, të atyre që në rrugë do mbeten për të keqen e tyre. Duhet të ‘luftojmë’ më shumë se një ditë më parë. Mos harrojmë në asnjë cast reformimin si parakusht të suksesit për Shqipërinë që duam. Të komunikojmë pa pushim me njerëzit të tregojmë cfarë bëjmë e të dëgjojmë për c’ka nuk shkon si duhet të përballemi me të keqen.

E keqja është hapur si vaji në lakra, të luftojmë me të vërtetat tona, ku Shqipëria që jeton me punë, del e para në luftën kundër papunësisë në rajon, që lufton krimin e drogën me rezultate të njohura ndërkombëtarisht, që u zgjidh hallet e vjetra njerëzve, Shqipëria e njerëzve të zakonshëm. Nuk del asgjëkundi, keni parë të flitet për njeriun e zakonshëm, për ata që i bëjnë këto e që nuk jemi ne? “ u shpreh Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb