TIRANE

Presidenti Ilir Meta organizon në datat 8 dhe 9 maj në Tiranë, Samitin e Brdo Brijuni. Në këtë samit, pritet të jenë të ftuar presidentët e rajonit,dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Vitin e shkuar ky samit u zhvillua në Shkup, të Maqedonisë, ndërsa këtë vit pritet të vijë në Tiranë, si një event i rëndësishëm ku pritet të mbledhë  përfaqësues të rëndësishëm të politikës dhe udhëheqës në rajon.

Në fjalën e tij në këtë samit, Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e ambicies për integrimin në NATO për të gjitha vendet e rajonit që e aspirojnë dhe nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën Transatlantike nuk është kundër ndonjë vendi tjetër në rajon, por për të forcuar arkitekturën e sigurisë së rajonit, që ende është i paqëndrueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: