TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kampionin botëror në kickboxing, Adriatik Cami. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se suksesi ndërkombëtar i Camit, do të mbetet frymëzues për brezat e rinj. Meta ndër të tjera, e cilëson kampionin në kickboxing si një nga ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.

“Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”?, Adriatik Cami.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë. I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb