TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me futbollistin e Kombëtares Ansi Agolli, i cili luan edhe me ekipin e Karabakut në Azerbajxhan.

Meta i ka shprehur mirënjohje futbollistit për arritjet dhe përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura me Kombëtaren shqiptare si dhe për sfidat e futbollit tonë. Pas takimit Presidenti Meta e ftoi Ansi Agolli për një drekë.

“Kënaqësi të prisja sot Ansi Agollin e të flisnim për Botërorin që kaloi dhe sfidat e futbollit tonë. Mirënjohje për përkushtimin e tij në 73 ndeshjet e luajtura për Kombëtaren tonë dhe arritjet e saj historike. I urova suksese për të ardhmen kampionit të Azerbajxhanit por jo kundër Kukësit. ?”- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb