TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka takuar politikanen e njohur kosovare, Edita Tahirin. Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë njohjen reciproke  mes serbëve dhe shqiptarëve në të dyja shtetet, ndërsa shton se vetëm në këtë mënyrë përforcohet e ardhmja europiane.

“Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë”, shkruan Meta në postim.

Kujtojmë që Tahiri ishte një nga zërat kundër dekretimit të Gent Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: