Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ish-ministrin e Partisë Socialiste, Elmaz Sherifin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shprehet se ishte kënaqësi të niste ditën me këtë politikan, me të cilin është koleg për një kohë të gjatë në politikë.

Ndër të tjera, Kreu i Shtetit shkruan se ish-ministri Sherifi i ka dhuruar librin e tij “Shqipëria e panjohur”, ndërsa i shpreh mirënjohje për këtë punë kërkimore të trashëgimisë sonë institucionale.

“Kënaqësi ta nisja sot ditën me mikun tim, koleg për një kohë të gjatë në politikë, ish-ministrin Elmaz Sherifi.

E falënderoj shumë për dhurimin e librit të tij “Shqipëria e panjohur”, një studim mjaft i thelluar i trashëgimisë tonë institucionale, prej antikitetit deri në vitin 1920.

Mirënjohje për këtë punë kërkimore, që vjen si kontribut për të kuptuar rëndësinë e forcimit të institucioneve dhe përgjegjshmërisë shtetformuese”, shkruan Meta.

Meta
Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb