Presidenti Ilir Meta teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, ka takuar përfaqësues të shoqatave të komunitetit shqiptar në Paris.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se ka vizituar “La Maison de l’Albanie”, ndërsa thekson se komuniteti ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve historike e miqësore me Francën.

“Shumë i lumtur të vizitoja “La Maison de l’Albanie”, shtëpi e ngrohtë e shqiptarëve dhe e kulturës shqiptare në Paris, ku pata kënaqësinë të takoja përfaqësues të shoqatave të komunitetit tonë të dashur, të mirëintegruar në Francë.

Ky komunitet ka potencialet intelektuale për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona historike e miqësore me Francën, dhe njëkohësisht të kontribuojë për një zhvillim më të mirë, më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të imazhit dhe të përkushtimit europian të Shqipërisë.
Mbështes përpjekjet e tyre për mësimin e gjuhës shqipe përmes teatrit, dhe projektet e tjera për njohjen e vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në Francë. ?????”, shkruan Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb