Presidenti Ilir Meta është takuar me liderin e LDK, Lumir Abdixhiku.

Në kuadër të një vizite në Kosovë, presidenti Meta shkruan në facebook se në takim shprehu domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit dhe në këtë kuadër, të forcimit të bashkëpunimit rajonal, si faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon, qëndrim i njëjtë edhe i Abdixhikut.

“Vëllazëror takimi në Prishtinë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në prag të festës kombëtare, Ditës së Flamurit. Vlerësova rolin e pazëvendësueshëm të LDK-së në proceset shtetformuese, në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës, mbështetur mbi trashëgiminë e vyer të Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim mbi domosdoshmërinë e vijimit të Procesit të Berlinit dhe në këtë kuadër, të forcimit të bashkëpunimit rajonal, si faktor kyç për garantimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajon”- shkruan presidenti Meta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: