Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Austri për një vizitë shtetërore dhe sot është takuar me Kreun e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka. Kreu i Shtetit ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe e ka gjykuar këtë momenti si më të duhurin për nxitjen e bashkëpunimi ekonomik. Meta ka kërkuar gjithashtu liberalizimin e vizave për Kosovën.

Whatsapp Image 2018 10 24 At 11.43.22 (1)
Whatsapp Image 2018 10 24 At 11.43.22 (1)

Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara në këtë proces. Mesazhet pozitive të zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë janë shumë të rëndësishme
Shqipëria është e vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet për pasur një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE”, deklaroi gjatë takimi me kreun e parlamentit të Austrisë Presidenti i Republikës.

“Takim shumë i mirë me Kryetarin e Parlamentit austriak, z.Wolfgang Sobotka gjatë vizitës zyrtare në Austri. Mirëprita mbështetjen e fortë për Shqipërinë dhe angazhimin për të ruajtur rajonin e Europës Juglindore në qendër të agjendës europiane.?????”, shkruan më tej për takimin me Sobotkan në “Facebook”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb