TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Prokurorin e Përgjithshëm të Kroacisë,Dinko Cvitan me të cilin biseduan rreth reformave në fushën e drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i uroi mirëseardhjen Dinko Cvitan dhe delegacionit që e shoqëron në Tiranë dhe theksoi se reforma në fushën e drejtësisë është një prioritet për Shqipërinë.

  1.  Meta tha se Shqipëria mund të marrë eksperiencë nga Kroacia për reformimin e sistemit të drejtësisë.

“Jemi në të njëjtin rajon dhe mund të marrim eksperiencë nga Kroacia. Reforma në sistemin e drejtësisë është një prioritet për vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioriteti ynë në radhë të parë dhe në kuadër të procesit të integrimit evropian”, – theksoi kreu i Kuvendit.

Gjithashtu, Meta shprehu mbështetjen për forcimin e shtetit ligjor dhe të institucionit të Prokurorisë.

“Eksperienca kroate në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duhet të shërbejë si një rrugë suksesi për ne. Mbështesim forcimin e shtetit ligjor dhe institucionin e Prokurorisë”.

Prokurori i Përgjithshëm të Kroacisë, Dinko Cvitan shprehu gatishmërinë e Kroacisë për të kontribuar me eksperiencën dhe ekspertët e saj për të ndihmuar në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë me eksperiencën dhe ekspertët tanë më të mirë  në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tuaj drejt BE-së”, – nënvizoi Dinko Cvitan.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: