TIRANE

Pas takimit në Durrës dje me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Presidenti Ilir Meta  ka pritur sot në një takim zv.kryemininistrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shprehet se me të ka vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve të zhvilluara së fundmi në Kosovë.

Në postimin e tij, Meta shton se Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me BE-në.

“Takim i përzemërt me Zv/Kryeministrin e Kosovës, z.Fatmir Limaj, i cili më njohu me dakordësinë e arritur dje ndërmjet dy qeverive për zbatimin e një sërë marrëveshjesh që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona.
Vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të zhvilluara së fundmi në Kosovë.
Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Europian, duke i përmbushur tërësisht të gjitha kriteret.
Forcimi i mëtejshëm i partneritetit të Kosovës me SHBA dhe BE, garanton integrimin euroatlantik të saj dhe konsolidon sigurinë në rajonin tonë.”-shkruan Meta.

(Balkan Web)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb