Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. “Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik”, shkruan Meta në një postim në rrjet.

Postimi nga Ilir Meta

Mes miqsh të mrekullueshëm sot në Ohër!

I lumtur t’ju uroja Fitoren nga afër Kryeministrit dhe Liderit të VMRO, z.Hristijan Mickoski, Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Transporteve z.Aleksandar Nikoloski dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Vlado Misajlovski.

Kurrë nuk kam dyshuar në Fitoren e këtij ekipi të mrekullueshëm, me karakter dhe shumë vizion. Ata i mbijetuan persekutimeve më mizore por kurrë nuk u dorëzuan dhe Fituan!

Diskutuam edhe për rëndësinë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe jam i lumtur të dëgjoja novitetet e programit të tyre ekonomik.

VMRO nën lidershipin e Hristijan Mickoskit jam i bindur se do të jetë shembulli më i mirë se si një parti i shërben popullit të saj dhe e fuqizon qytetarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: