TIRANE

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka ngritur flamurin shqiptar në të gjithë botën. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan për të, se kur ulet një kampion, të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë.  Meta, shkruan se veprimtaria e Sotir Qiriaqit ka patur motive humane, me mesazh të vetëm paqen dhe dashurinë.

61080055 2283243148388612 6040728930384609280 N
61080055 2283243148388612 6040728930384609280 N

“Kur ulet një kampion, ne çohemi në këmbë!
Në respekt të ambasadorit të vrapit Sotir Qiriaqi, i cili ka realizuar 157 të tilla në të gjithë botën dhe ngriti flamurin shqiptar?? në Göteborg të Suedisë. Veprimtaria e tij ka qenë gjithmonë e karakterizur nga motivi sportiv dhe human, duke patur si qëlim mesazhin për paqen dhe dashurinë.
Një model frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë për një jetë aktive, sportive e të shëndetshme. Respekt dhe përulje”-shkruan Meta.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb