TIRANE – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën për “Garantimin e të Drejtave të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare”, të organizuar nga Avokati i Popullit dhe Zyra e Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Përveç autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të ndërkombëtarë, në këtë aktivitet pjesë morën edhe përfaqësues nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Egjipti, Jordania, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Tunizia, Turqia dhe Maqedonia.

Qëllimi i aktivitetit ishte shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me të drejtat e aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare, ose të personave që i largohen persekutimit dhe dëmtimit serioz në vendin e tyre.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ilir Meta tha se lëvizjet kanë qenë gjithmonë një proces i pandalshëm, që e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë gjithë historisë së tij dhe se arsyet që shtyjnë njerëzit të lëvizin janë nga më të ndryshmet, por jo të gjitha janë detyruese.

“Arsyet detyruese si lufta dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut janë ato para të cilave bashkësia ndërkombëtare nuk mund të mbyllë sytë dhe shembulli i Sirisë është i qartë për të gjithë dhe jo vetëm. Europa dhe në veçanti rajonet e saj jugore po përballen sot me një krizë të përmasave të papara, me qindra mijëra emigrant, shumica e tyre refugjat, që vijnë drejtë Europës me shpresën jo thjeshtë të një jetë më të mirë, por me nevojën që të shpëtojnë fëmijët dhe veten e tyre përballë rreziqeve të pashmangshme dhe fatale të luftës”, – tha Kryetari i Kuvendit.

Më tej, z. Meta u shpreh se Ballkani dhe sidomos pjesa perëndimore e tij, është bërë një nga dëshmitarët rrëqethës të kalimit transit dhe këtyre flukseve të mëdha.

“Për arsye të qarta që lidhen me ndryshimin e madh në zhvillimin e këtyre vendeve të rajonit me ato drejt të cilave shumica e refugjatëve shkojnë, shumica e këtyre njerëzve kanë bërë çmos që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të vështirë drejt disa vendeve të caktuara të Bashkimit Europian që janë më të zhvilluara dhe më të qëndrueshme. Kjo është një sfidë që nuk ka një fund të shpejtë ndaj mbetet e rëndësishme që jo vetëm të mbizotërojë një frymë humanizmi në trajtimin e këtyre njerëzve, por edhe të ketë një frymë bashkëpunimi mes të gjitha vendeve, atyre të rajonit dhe më gjerë, si edhe një mbështetje në nivelin e duhur nga organizatat ndërkombëtare”, – vijoi z. Meta.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria ka vendin e saj të natyrshëm dhe modeste në mes të këtij fluksi dhe se ajo bën dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të qenë gjithnjë e gatshme për t’u përballur me flukse të tilla refugjatësh në bashkërendim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtar, por edhe me vendet fqinje.

“Të gjithë e dimë se vendi ynë ka kaluar një provë të madhe solidariteti siç ka qenë kriza humanitare që përballoi në vitin 1999 duke pritur rreth 1 milionë qytetar nga Kosova për disa muaj në vendin tonë. Por nga ajo kohë ka mjaft ndryshime. Kuvendi i Shqipërisë gjithashtu ka bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, miratimin në kohën e duhur nga Kuvendi të ligjeve me rëndësi si ai ‘për të huajt’ dhe ai ‘për azilin’, kanë qenë zhvillime të rëndësishme për të siguruar edhe një standard ligjor të duhur, të personave që janë në nevojë dhe që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”, – vijoi Meta.

Në fund, Kryetari i Kuvendit vlerësoi punën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani si dhe theksoi se Shqipëria si vend prej vitesh anëtar i NATO-s dhe si vend kandidat në BE, ka detyrimin të demonstrojë solidaritet brenda mundësive të saj me BE-në dhe me vendet fqinje në përballimin e kësaj krize humanitare.

“Mendoj se Shqipëria si vend prej vitesh tashmë anëtar i NATO-s dhe në mënyrë të veçantë si një vend kandidat në Bashkimin Europian, ka detyrimin të demonstrojë solidaritet konkret brenda mundësive të saj me Bashkimin Europian dhe me vendet fqinje në përballimin e kësaj krize humanitare dhe në respektimin e të drejtave të njeriut”, – tha mes të tjerash Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta.

TOTOZANI: TE ADRESOJME SFIDAT PER MBROJTJEN E REFUGJATEVE
Avokati i Popullit dhe Zyra e Delegacionit Evropjan në Shqipëri bashkë-organizojnë më 12-13 Nëntor, në ambientet e Hotel Sheraton, Tiranë, eventin dy-ditor me temë: “Garantim i të Drejtave të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare”. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Përveç autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të ndërkombëtarë, në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga Algjeria, Bosnje-Hercegovina, Egjipti, Jordania, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Tunizia, Turqia dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Qëllimi i aktivitetit është shkëmbimi i njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me të drejtat e aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare, ose të personave që i largohen persekutimit dhe dëmtimit serioz në vendin e tyre. Problematika trajtohet në përputhje me dispozitat e Konventës së Gjenevës të vitit 1951 “Për statusin e refugjatëve”, Protokollin e saj të vitit 1967 si dhe legjislacionin e BE-së për azilin.

Në kontekstin e flukseve migratore nga Lindja e Mesme në Turqi dhe më pas në Ballkanin Perendimor, ky event diskuton aspekte të ndryshme të mbrojtjes ndërkombëtare, përfshirë të drejtën për azil, si dhe mbrojtjen shtesë të përkohshme.

Përfaqësues të zyrave të Ombudsmanit, të Autoriteteve të Azilit dhe të Ruajtjes së Kufirit nga rajoni i Ballkanit Perendimor dhe më gjerë, po diskutojnë për gjetjen e rrugëve dhe mjeteve sa më efikase në mbështetje të personave që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për sigurimin e mbrojtjes së përshtatshme, teksa ata gëzojnë të drejtat e garantuara nga ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Në këtë event do të shqyrtohen edhe zhvillimet e fundit lidhur me përpjekjet e BE-së në trajtimin e krizës së refugjatëve, përfshirë financimin e ndihmës emergjente, për zhvendosjen e azilkërkuesve dhe krijimin e “pikave të nxehta” brenda BE-së, apo sigurimin e ndihmës financiare dhe humanitare për vendet e treta që preken nga vala migratore.

TAIEX është një Instrument i Ndihmës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimin të Komisionit Evropian, që ka si synim t’u ofrojë ndihmë teknike afatshkurtër shteteve anëtare dhe atyre kandidate për në BE, pra që përfshin edhe vendet e Ballkanin Perendimor. Veprimtaritë në kuadrin e TAIEX-it lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e objektivave te përgjithshme të bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me shtetet partnere. Që nga viti 2006, BE-ja ua ofron këtë ndihmë edhe vendeve që mbulohen në kuadër të Politikës Evropiane të Fqinjësisë.

FJALA E HAPJES E AVOKATIT TE POPULLIT, IGLI TOTOZANI
Me lejoni se pari te shpreh mirenjohjen per Komisionin Europian dhe Programin TAIEX qe mundesojne mbajtjen e nje eventi te tille ne Shqiperi ne nje kohe qe kriza e flukseve komplekse migratore vazhdon.

Si Avokat i Popullit te Shqiperise dhe President i Shoqates se Ombudsmaneve te Mesdheut me lejoni t’ju uroj mireseardhjen dhe t’ju falenderoj qe arritet te akomodonit ne axhendat tuaja te ngjeshura pjesemarrjen ne kete aktivitet, si prove te rendesise qe i kushtoni ketij problemi jetik per Europen e cila sot ndeshet me nje sfidë të jashtëzakonshme me dimesione etike, politike dhe ekonomike që kërkon bashkëpunimin dhe koordinimin e shumë aktorëve në nivel lokal, rajonal, europian dhe ndërkombëtar. Megjithatë, duhet thënë se kjo krize nuk eshte teresisht krize refugjatësh edhe pse perqindjen me te larte e zene shtetasit siriane ne kerkim te mbrojtjes nderkombetare. Rajoni i Mesdheut po përballet me flukse të përziera migratore ne te cilen bejne pjese si azil kerkues, ashtu edhe emigrante ekonomike, viktima te trafikimit, te mitur te pashoqeruar, etj.

Fakti që në përbërje të këtyre grupeve ka kategori vulnerabel qe kerkojne mbrojtje te vecante sic jane te miturit e pashoqeruar dhe viktimat e trafikimit, nxjerr detyrën shumë të rëndësishme përpara institucioneve të ombudsmanëve, dhe institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut ne te gjitha vendet, që te bashkepunojne me institucionet qeveritare per te adresuar sa me mire sfidat qe hasen lidhur me identifikimin dhe mbrojtjen e tyre. Pavaresisht statusit azil kerkues apo jo, qeveritë dhe institucionet e ombudsmanëve duhet te bejne maksimumim per te mbrojtur te drejtat e tyre. Nje pjese e madhe e shteteve te gjendur te papërgatitura per flukse te tilla, perfshi si ato te Ballkanit Perendimor ashtu dhe ato te BE-se, janë fokusuar më shumë në marrjen e masave mbrojtese se sa masave trajtuese per keto flukse.

Në anën tjetër, përvec punës me qeveritë, institucionet e ombudsmanëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut lipset të forcojnë bashkëpunimin midis tyre ne te gjitha vendet e zinxhirit migrator (qe nga vendet e origjines, tranzitit dhe destinacionit final te migranteve) per të bërë të mundur qe migrantet të marrin mbrojtjen e duhur dhe te drejtat e tyre të respektohen ne te gjitha hallkat e këtij zinxhiri.

Duke qenë se shumë nga institucionet tona janë të ngarkuara edhe me funksionet e monitorimit të pavarur të qendrave të pritjes së migrantëve në vendet e tyre respektive, në ushtrimin e këtij mandati ato ndeshen me kushte dhe mjedise që nuk përmbushin standardet e të drejtave të njeriut të parashikuara në traktatet detyruese ndërkombëtare dhe Europiane për të drejtat e njeriut, të tilla si Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa e OKB-së kundër Totrurës, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës. Ketu kemi parasysh menaxhimin dhe monitorimin e situatës gjate zinxhirit migrator qe perfshin: kryerjen e nje procesi efektiv te identifikimit te tyre per te percaktuar statusin e tyre (migrant ekonomik, azil kerkues, etj.), aksesin ne procesin e azil kerkimit, aksesin ne sistemin e mbrojtjes ne vendin ne te cilin ndodhen (tek sherbimet mjekesore, strehimi, sherbimet psiko-sociale, mbrojtjen fizike dhe sigurinë), dhe se fundmi integrimin e tyre ne jeten social ekonomike te vendit ku vendosen apo kthimin ne vendet e origjines (perjashto ketu rastin e sirianëve)

Institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet të mbështesin fuqimisht institucionet dhe agjencitë e BE për mobilizimim e të gjitha resurseve njerëzore dhe monetare për përballimin e flukseve të përziera migratore. Zbatimi efektiv i Axhendës Europiane për Migracionin miratuar nga Komisioni Europian është me rëndësi jetësore si për marrjen e masave imediate në të ardhmen afatshkurtër për të shpëtuar jetët e rrezikuara dhe mbrojtur të drejtat e migrantëve, ashtu edhe për adresimin e shkaqeve të varfërisë dhe mungesës së stabilitetit që qëndrojnë në themel të krizës aktuale.

Së fundmi, flukset migratore kane nxjerre ne pah nevojen per nje vizion me afatgjate per trajtimin e tyre ne vazhdimesi dhe per koordinimin e veprimeve nga te gjitha shtetet. Institucionet e Avokatit te Popullit ne te gjithja vendet kane nje rol thelbesor per te luajtur ne promovimin e mbrojtjes se te drejtave te migranteve dhe nga kjo pikepamje duhet te luajne nje rol me aktiv dhe te bashkepunojne ngushtesisht me strukturat qeveritare si dhe me organizatat nderkombetare te angazhuara si UNHCR, IOM, etc.

(er.nu/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: