TIRANE
Presidenti Ilir Meta i pranishëm sot në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në epokën e tranzicionit euroatlantik” është shprehur se e vetmja zgjidhje për bashkëjetesë është respektimi i standarteve europiane për pakicat.
Meta, më tej shprehet se pavarësisht se qindra mijëra njerëz u vranë ende asnjë centimetër kufi nuk ka ndryshuar.
“Në Ballkan çdo komb është diku shumicë dhe diku pakicë. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe respektimi i standardeve europiane për pakicat. Ne e dimë shumë mirë se çfarë ka ndodhur në Ballkan. Qindra mijëra njerëz u vranë dhe asnjë centimetër kufi nuk u ndryshua.”-shkruan Meta.
(Balkan Web)