TIRANË

Pas mbërritjes së raportit të Komisionit të Venecias në Tiranë, ku mes tjerash thuhet se Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat kushtetuese për zhdekretimin e 30 qershorit, ka ardhur menjëherë një reagim nga zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi. Ai thotë se Meta nuk ka bërë asnjë shkelje dhe këtë fakt shtoi ai, e dinë të gjithë shqiptarët.

Më tej, Presidenca thekson se vendimi për të shtyrë datën e zgjedhjeve në 30 qershor frenoi një gjakderdhje të mundshme mes shqiptarëve. Kreu i  Shtetit edhe sot shfrytëzoi rastin, ndërsa i bën apel klasës politike të dëgjojë porositë e Bundestagut gjerman për të plotësuar kushtet e diktuara për negociatat, me qëllim zgjidhjen e krizës dhe përfarimin e Shqipërisë sa më parë me familjen e madhe të Bashkimit Europian.

Reagimi i zëdhënësit:

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS! HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë! E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun! ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: