Një ditë pasi Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit të Republikës, i cili po hetohet për korrupsion dhe fshehja pasurie, Ilir Meta i është drejtuar me një thirrje anëtarëve të Partisë së Lirisë dhe atyre që i quan si shqiptarët patriotë, që të nisin protestat paqësore para godinës së SPAK.
“Të nisin protestat paqësore periodike para SPAK për të denoncuar të gjitha manipulimet skandaloze të tyre në dosjen kundër meje dhe për të denoncuar aferat skandaloze të Edi Rames që SPAK nuk i heton”, thuhet në mesazhin e Metës, që u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.
Në letrën e tij nga qelia, Meta shprehet “të dashur anëtarë të Kryesisë së PL, anëtarë dhe simpatizantë, shqiptarë patriotë anembanë vendit dhe Botës, dje narko-drejtësia e narko-regjimit, vendosi të vazhdojë me masën ekstreme të arrestit me burg, ndaj Presidentit të PL-së, forca e dytë opozitare në vend, dhe forca e 3-të politike në vend”.
Në mesazhin e tij, Meta artikulon akuza të forta ndaj Arben Krajës, një prej prokurorëve që po heton ish-Presidentin, duke e cilësuar një prokuror të pafytyrë që dënonte të rinjtë në prag të viteve ’90, vetëm se ishte kundër regjimit të diktaturës.
Letra e plotë e Ilir Metës
Dje Narkodrejtësia e Narkoregjimit afërmendsh vendosi të vazhdojë me masën ekstreme të arrestit me burg ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend dhe forca e tretë politike prej 20 vitesh në Shqipëri, vetëm për shkak të dyshimeve të pretenduara nga një treshe prokurorësh kamikazë të tipit të kohës së Sigurimit të Shtetit, siç është edhe prokurori i pafytyrë Arben Kraja, që dënonte të rinjtë në prag të viteve ’90 vetëm pse ishin kundër regjimit komunist, i cili është rikthyer përmes organizatës tashmë të provuar kriminale SPAK, e cila është dhunuesja më e spikatur ndaj Kushtetutës, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të ligjeve në fuqi dhe sidomos të pavarësisë së gjykatave, të cilat edhe dje afërmendsh vendosën nën diktatin e SPAK-ut, siç kryespakisti Dumani e ka deklaruar publikisht me krenari hapur.
Në respekt të një procesi të rregullt ligjor me përgjegjësi të plotë politike, ligjore dhe qytetare dje parashtrova para gjykatëses të gjitha argumentat dhe faktet që çmontojnë të gjitha dyshimet e (pa)arsyeshme të tre kamikazëve të Narkodrejtësisë dhe ju lutem të gjithëve që këtë fjalë ta lexojnë me vëmendje dhe ta shpërndajnë kudo.
Por muret nuk dëgjojnë dhe po kështu edhe gjykatësit dhe gjykatëset që janë në diktatin e SPAK-ut dhe Edi Ramës, sepse procesi i sorosifikimit të drejtësisë është një fakt i kryer.
Duke theksuar gatishmërinë time për t’iu përgjigjur procesit të hetimit, por edhe gjykimit duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë, madje theksova edhe gatishmërinë time për të m’u bllokuar pasaporta për të hequr çdo lloj pretendimi absurd të spakistëve se unë mund të tentoja të arratisesha gjë që mund ta kisha bërë me dhjetëra herë gjatë këtyre 5 viteve, që kur Altin Dumani mori përsipër të rihapë për herë të tretë çështjen CEZ-DIA, që ishte gjykuar disa herë, në dhjetor 2019 në kulmin e përplasjeve të mia si President me McGonigalët dhe Edi Ramën për të mos lejuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese me betime si ato te noterja te Lana.
Unë thjesht kërkova që në bazë të përvojave europiane dhe asaj të fundit amerikane të lejohesha të ushtroja detyrimet e mia politike dhe publike ndaj jush që më keni zgjedhur për t’ju drejtuar dhe përfaqësuar pa iu shmangur hetimit si deri tani apo edhe gjykimit në të ardhmen.
Por kamikazët spakistë ngritën shqetësimin që unë mund të prishja provat, të cilat nuk ekzistojnë asgjëkundi, ndërkohë që është e vërtetuar se janë ata që nuk kanë pasqyruar të gjitha provat që unë kam referuar në SPAK, që rrëzojnë dyshimet e tyre.
Edhe një ndër fansat më të mëdhenj të SPAK-ut dikur, Z. Baton Haxhiu, u shpreh publikisht se ishte i shokuar nga keqpërdorimi skandaloz që spakistët kishin bërë në këtë dosje nga marrja e tij në pyetje dhe mediokriteti i tyre profesional.
E tillë është e gjithë fletërrufeja e tre spakistëve kundër Ilir Metës sepse sorosifikimi i drejtësisë mbështetet në krijimin e narrativave tendecioze dhe manipuluese dhe jo në respektimin e fakteve dhe provave.
E vërteta është se unë s’kam asnjë pozitë të prish provat, sepse s’jam as Kryeministër, as qeveritar, as Kryeparlamentar dhe as mund të ndërhyj në arkivat e institucioneve në Shqipëri apo edhe në SHBA.
Përkundrazi, e vërteta është se SPAK-u jo vetëm që fsheh fakte dhe prova që rrëzojnë dyshimet e tij tendencioze në bashkëpunim me Kryeministrinë, Ministrinë e Ekonomisë, Kuvendin, Prokurorinë, por edhe intimidon dëshimtarët dhe një pjesë të tyre i ka marrë peng përmes problemeve që ata kanë patur me drejtësinë në të kaluarën.
Pra përfundimisht tani që po caktohet data e zgjedhjeve të ardhshme, SPAK ka marrë detyrën të izolojë në burg Presidentin e Partisë së Lirisë pa asnjë akuzë dhe provë penale për t’i shërbyer verbërisht padronit të tij të vërtetë, Edi Ramës, në dëm të zgjedhjeve të lira e konkurruese.
Sepse Ilir Meta në gjendje lirie jo vetëm që do të kishtë mundësinë të çmontonte shpifjet dhe shpikjet e spakistëve në çdo studio e përpara opinionit publik, por edhe do të ushtronte plotësisht të gjitha aftësitë e tij politikëbërëse dhe organizative për fuqizimin e veprimit politik të Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë opozitës.
Ndaj është detyra e të gjithë ju që besoni te Liria, Drejtësia, Demokracia, Sovraniteti dhe interesat kombëtare të shumëfishoni angazhimin tuaj publik dhe në terren për t’iu kundërvënë në mënyrë ballore dhe pakompromis Narkoregjimit, që synon shkatërrimin e opozitës përmes Narkodrejtësisë dhe spakistëve të kapur prej fyti nga regjimi.
𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐮, 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐣𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐚𝐣, 𝐭𝐞̈ 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐭𝐚 𝐩𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐨𝐝𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐳𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐣𝐞 𝐬𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐚𝐟𝐞𝐫𝐚𝐭 𝐬𝐤𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐨𝐳𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐣𝐨 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐡𝐞𝐭𝐨𝐧, 𝐩𝐨𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐢𝐪𝐞𝐭 𝐭’𝐢 𝐚𝐦𝐧𝐢𝐬𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐭𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐝𝐞̈𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐛𝐞𝐝𝐞𝐥𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬.
Ndërkohë kërkoj nga të gjithë ju intensifikimin e punës tonë për afirmimin e 5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus.
Kjo është një betejë e vështirë dhe e pabarabartë, por kjo është prova më e madhe për secilin prej nesh për të treguar vlerat tona, atdhedashurinë tonë dhe patriotizmin e vërtetë.
Ne do ta fitojmë këtë betejë për hir të ekzistencës së kombit tonë dhe do të jemi krenarë për sakrificat që po bëjmë e duhet të bëjmë.
𝐒𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭𝐢 𝐤𝐮𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐢: 𝐍𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐒𝐨𝐫𝐨𝐬𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐜𝐆𝐨𝐧𝐢𝐠𝐚𝐥𝐞̈𝐯𝐞. (𝐊𝐎𝐋𝐄𝐑𝐄̈𝐒)