Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot një tjetër mesazh për Reformën në Drejtësi. Meta i është drejtuar sërish kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ka timonin i qeverisjes, por nuk ka frena, ndaj dhe sipas Presidentit, ai shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook” se çështja është reforma apo Ramaforma, duke shtuar se kjo e dyta është thjesht zbatimi “krijues” i reformës.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta.

Kujtojmë që një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta i përcolli mesazhe të forta kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar ndër të tjera që të mos e provojë kokëfortësinë e tij, ndërsa propozoi që më 13 tetor të zhvillohe zgjedhjet vendore, zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet për President.

Meta
Meta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb