TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë se nesër mund të vendosë nëse do dekretojë ose jo kryeministrin Edi Rama si ministër të jashtëm pas refuzimit që i bëri Gent Cakës.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, Meta u shpreh se do marrë vendim të drejtë duke zbatuar Kushtetutën.

PJESË NGA INTERVISTA:

Në Kushtetutë thuhet se postimi  i ministrit është i papajtueshëm me çdo post tjetër. Kjo do të thotë se ju nuk do ta dekretoni Ramën?

Presidenti ka të drejtë të bëj interpretimin e tij fillestar.

Nëse Edi Rama do të sjell ty 5 ministra që do jem unë në këto ministri, ju ça do bëni do ta dekretoni?

Që të jemi të qartë kjo nuk thuhet në Kushtetutë, as e përjashton dhe as e aprovon këtë gjë. Ne shikojmë parime dhe precedentët tanë dhe të vendeve të tjera që mund të kenë qenë.

Ju po bëheni normal dhe po thyeni kushtetutën…

Unë nuk thash as do e dekretojë dhe as do ç’dekretoj, unë pas këtij emisioni do takoj këshilltarët e mi dhe ndoshta nesër mund të marrim vendimin. Në do të marrim vendimin më të drejtë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: