Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka dhënë detaje në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të PL sot në SPAK.

Në fjalën e tij p9r gazetarët, Gjokutaj u shpreh se çështja e vetme për të cilën është pyetur ish-presidenti ka qenë ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, Meta është treguar shumë bashkëpunues me gjithçka që mbante mend, pasi aktet ende nuk janë vënë në dispozicion të mbrojtjes.

“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA. Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb