Presidenti Ilir Meta ka uruar ministrin për Evropën në qeverinë e re të Italisë, Enzo Amendola, teksa ka shpërndarë një foto në ‘Twitter’, ku shfaqet duke shtrënguar duart me të.

Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se Amendola është një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i të ardhmes tonë evropiane.

“Pata #kënaqësinë të uroja sot një #mik të vjetër prej 25 vitesh @amendolaenzo i cili sapo është betuar si #ministër për #Europën në qeverinë e re të Italisë. @amendolaenzo një mik i shkëlqyer i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i së ardhmes tonë europiane.?????”, shkruan Meta.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb