TIRANE

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me rastin e Festës së Sulltan Novruzit. Meta u prit nga Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe klerikë të tjerë bektashianë.

Meta u uroi të gjithë besimtarëve bektashinj “Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit”, shëndet e mbarësi për ta dhe familjet e tyre si dhe për të gjithë shqiptarët.

“I bashkohem mesazheve të Kryegjyshit Botëror dhe uroj edhe njëherë të gjithë besimtarët bektashian si dhe të gjithë qytetarët: Pranverë të ketë në zemrën e çdo shqiptari!

Sot dhe në ditët që vijnë, sepse kjo është një ditë e rigjallërimit jo vetëm të natyrës dhe optimizmit pranveror, por na fton edhe të reflektojmë më shumë për të rigjallëruar vlerat tona më të mira njerëzore, familjare, shoqërore, kombëtare në emër të atyre idealeve, për të cilat sakrifikoi Imam Aliu, për të idealizuar jetën e për të zhvilluar demokracinë njerëzore.

Pranverë për të gjithë!”, – theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb