Në prag të ndërrimit të viteve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka lënë pa kujtuar shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta në shkurt 2017.

Kreu i Shtetit ishte sot në një vizitë në familjen Agolli, në shenjë respekti dhe vlerësimi për shkrimtarin e madh.

“Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin.” -shkruan Meta në një postim në facebook, ku ndan edhe foto nga vizita në familjen Agolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb