TIRANE-Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi vizitën zyrtare në Zvicër me një takim të veçantë me kryetarin e Bashkisë së Bernës, Alexandër Tschappat.

Kryebashkiaku Tschappat shprehu ndjenjat më të ngrohta të miqësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Nga ana e tij, Meta
vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër. “Zvicra, tha ai, përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe”.

Gjatë qëndrimit në Zvicër kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputeti Fatmir Toçi, kryetar i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, nga deputeti Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të Ligjeve dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: