Në kohët e sotme është pothuajse e pamundur që të mos përthithni një sasi metalesh të rënda toksike, si: merkuri, alumini, bakri, kadmiumi, nikeli dhe plumbi. Këto metale akumulohen shpesh në mëlçi, fshikëzën e tëmthit dhe/ose në zorrë.
Metalet e rënda toksike bëhen të rrezikshme nëse fillojnë të oksidohen. Ato pësojnë ndryshime dhe dëmtojnë të gjitha qelizat fqinje.

Metalet e rënda mund të shkaktojnë probleme, të cilat, nëse nuk trajtohen siç duhet, është e pamundur t’i heqësh qafe. Prandaj, nëse keni probleme me zorrët ose vështirësi kronike me tretjen, ju këshilloj që të merrni parasysh faktin që metalet e rënda luajnë një rol të rëndësishëm në problem, prandaj ndërmerrni hapat e duhur për t’i larguar nga organizmi.

Herbalisti Irfan Gjeçi i ftuar në Vila24 me moderatoren Brunilda Lahe tregoi sesi mund të përgatisni në kushte shtëpie lëngun që do ju ndihmoj të largoni metalet e rënda nga organizmi.

“Majdanozi është një bimë mjekësore që mund ta gjeni kudo, dhe ka përfitime te shumta. 2-3 tufa majdanoz, 1 limon dhe 2 litra ujë 1 kastravec i lëmë gjithë natën në një enë dhe në mëngjes i kullojmë dhe lëngun e pimë gjatë ditës”- tha herbalisti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: