Pra, mashtruesi bëhet i korruptuar,

pastaj me anë të fuqisë monetare dhe korrupsionit ecën në politikë, biznes, apo në karrierë.

Nderohet sepse ai ka veshjet më të mira, veturën më të mirë, këshilltarët më të mirë, avokatët më të mirë.

Duket se edhe di më shumë. Bizneset e tjera rrudhen dhe i korruptuari që e lag rrotën del edhe si biznesmen i talentuar.

Pastaj fëmijën e çon në shkolla jashtë vendit dhe ai vjen andej me diplomë më të mirë se të tjerët. Madje edhe atje mbase ka mësuar shumë pak por paratë e familjes e kanë ndihmuar të eci shumë më shpejtë.

Dhe mashtruesi i talentuar e trashëgon te fëmijët veten tani me emrin te të diplomuar ose te fëmijës të rritur në kushte më të mira se të tjerët. Padrejtësia trashëgohet.

Brezi i dytë i mashtruesve bëhet i veshur me aureolën e të talentuarit pozitiv tanimë, por edhe nderohet si i tillë. Ndonëse në shumë raste është bosh ose nuk ka asgjë më shumë se të tjerët.

Vjen brezi i dytë që tani nis e flet për vlerat, talentet, meritat dhe përbuz njerëzit e thjeshtë, i sheh me përbuzje.

Ky brez i dytë nuk njeh as historinë e familjes të vet, nuk di se nga çfarë halabakësh ka ardhur, dhe funksionon sikur ka rrjedhur nga shtresa aristokratike.

Nuk kanë faj. Mashtruesi i talentuar është kthyer në dembel i nderuar, me një aureolë kulture dhe dijesh, ose aftësish menaxheriale. Ne jemi në këtë etapë të dytë që sapo ka nisur.

Dhe historia vazhdon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb