81-vjeçari Paul McCartney ka njoftuar se po nis një turne në Australi.

Ndalesa e parë do të jetë më 18 tetor, në Qendrën Argëtuese në Adelaide ku në vitin 1964, 350,000 fansa të Beatles-ve legjendar vërshuan rrugëve për t’i pritur për herë të parë.

Ai do të vazhdojë më 21 tetor në Melburn, konkretisht në Docklands Stadium, Newcastle International Sports Center më 24 Tetor dhe Allianz Stadium në Sydney më 27 tetor. Turneu do të përfundojë me një performancë të këngëtarit kryesor në Brisbane më 1 nëntor përpara se të shkojë në stadiumin e Heritage Bank në Gold Coast më 4 nëntor.

“Kam kaq shumë kujtime të mahnitshme nga Australia ndër vite”, tha ish-“Beatles” përmes faqes së tij zyrtare. “Udhëtimi ynë i fundit ishte i mrekullueshëm. Kaluam një kohë të pabesueshme. Çdo koncert ka qenë një festë, kështu që ne e dimë se edhe ky do të jetë tepër i veçantë. Australi Mezi pres t’ju shoh ”, shtoi ai.

Vihet re se kjo është vizita e parë e këngëtarit në Australi që nga viti 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb