SHBA

Në Miamim, Shba, një i moshuar ka arritur të kthehet në shtëpi falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Bateritë e karriges së tij me rrota ishin të pakarikuara duke bërë që burri të mos kishte mundësi të lëvizte. Për fat, disa pjesëtare të forcave zjarrfikëse të qytetit i kanë ardhur në ndihmë.

Ata kanë zbritur nga kamioni i tyre dhe e kanë shtyrë burrin deri në shtëpi, ku pas karikimit të baterive karrigia ka filluar të lëvizë përsëri.

Videoja është postuar në Twitter nga Forcat zjarrfikëse të Miamit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb