Ish-guvernatori i New Yorkut, Michael Bloomberg, po e shqyrton mundësinë që të përfshihet në garën për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.

Bloomberg, 73-vjecar, shërbeu për tri mandate si guvernator i qytetit më të madh amerikan dhe që nga largimi i tij dy vjet më parë, është përpjekur pa sukses që të fitojë mbështetje për ligje më të rrepta të kontrollit të armëve në SHBA, raporton VOA.

Bloomberg, me të ardhura prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, është një nga amerikanët me të pasur, pasuria e të cilit rrjedh nga përdorimi i gjerë i asaj që shumëkush në sektorin e financës dhe në rrethet mediale e njohin si “makina Bloomberg”, një koleksion i gjerë dhe i kushtueshëm i të dhënave financiare rreth kompanive dhe ekonomive nga e gjithë bota.

Sipas medieve amerikane, Bloomberg u ka thënë bashkëpunëtorëve se është i gatshëm të shpenzojë një miliardë dollarë nga pasuria e tij për fushatën, ndërsa i ka dhënë vetes afat deri në fillim tëmuajit mars që të vendosë nëse do të kandidojë, pasi që Partitë Demokratike e Republikane të vendosin për kandidatët e tyre gjatë javëve në vazhdim.

Bashkëpunëtorët e Bloombergut thonë se ai është veçanërisht e shqetësuar për dominimin e konkurrencës republikane nga një miliarder tjetër, manjati pompoz njujorkez i pasurive të patundshme Donald Trump, të cilin Bloomberg e njeh prej dy dekadash, dhe gjithashtu është i shqetësuar për rezultatin e garës tek demokratët.

Bloomberg, dikur një republikan që më vonë u deklarua i pavarur, hodhi mundësinë që të kandidojë në vitin 2008, por fitoi pak mbështetje dhe braktisi përpjekjet.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb