Nëse Barbara Streisand i ka kërkuar falje viktimave pasi ka mbrojtur Michael Jackson, një tjetër mikeshë e yllit të pop-it shfaqet publikisht nga ana e tij.

Janë ditë të vështira pas dokumentarit ‘Leaving Neverland’, që i ka trazuar të gjithë dhe Diana Ross në Twitter shkruan: ”Michael Jackson më ka dhënë një forcë ta pabesueshme mua dhe shumë njerëzve të tjerë. Ky mendim është gjëja që më ka goditur më shumë në zemër këtë mëngjes. Ndaluni në emër të dashurisë”.

Këngëtarja 74 vjeçare ka lëshuar një apel dhe ka postuar një kujtim, por s’ka përmendur aspak faktin që ylli akuzohet për pedofili, nga viktimat e treguara në dokumentar, Wade Robson dhe James Safechuck, sipas të cilëve këngëtari ka filluar ti ngacmojë seksualisht kur ishin 7 dhe dhjetë vjeç.

Diana dhe Michael kanë qenë shumë miq dhe xhiruan bashkë muzikalin e famshëm ‘The WIZ’, në të cilin ajo interpretonte Dorothy Gale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb