SHBA

Djali më i madh i Michael Jackson, Princi Michael, u diplomua për ekonomi biznes. Princi është 22 vjeç dhe festoi diplomimin e tij në Universitetin Loyola Marymount, në Los Anxhelos së bashku me familjen e tij. Ai postoi disa foto në profilin e tij në Instagram.

Kushëriri i këngëtarit të ndjerë T.J. Jackson, i cili pas vdekjes së tij ka vepruar si kujdestar për fëmijët e tij uroi Prince-in për diplomimin me anë të një mesazhi në Twitter. “Ishte një rrugë e gjatë, por në fund ia arrite të dalësh me sukses. Babai jot do të ishte shumë krenar për ty”- ka shkruar ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që Princ ishte vetëm 12 vjeç kur babai i tij vdiq. Ai ka edhe një motër, Paris Michael Katherine Jackson (1998) lindur nga martesa me infermieren Deanne Jeanne Rowe dhe Princi Michael Jackson II (2002) i lindur nga një nënë surrogate identiteti i të cilës nuk u zbulua asnjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb