SHBA
Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama herë pas here surprizon fansat e saj, duke guxuar gjithmonë me veshjet dhe stil.
Së fundmi në një prej intervistave të dhëna për autobiografinë e saj ‘Becoming’, 55-vjearja është shfaqur me flokë me ngjyrë më të çelët se zakonisht.
Ajo kishte veshur një fustan me shkëlqim, megjithatë ndryshimi i dukshëm tek flokët e saj ka bërë që fansat të komentojnë në rrjetet sociale.
“Më pëlqeu të dëgjoja, por flokët e tu më mahnitën”,- komentoi një prej ndjekësve të saj, duke i vënë në dukje se Obama dukej në formë të shkëlqyer.
(BalkaWeb)