SHBA- Michelle Obama zgjedh gjithnjë të vishet ashtu siç i ka hije një Zonje të Parë, elegante dhe sipas modës por kësaj herë nuk e ka vënë re që ka zgjedhur një veshje të njërës prej personazheve të serialit popullor në Amerikë, “The Good Wife”.

Me rastin e fjalimit vjetor të bashkëshorit Barack Obama , për ‘State of the Union’, gruaja e tij ka zgjedhur të njejtën veshje si aktorja amerikanë Alicia Florrick.

Bëhet fjalë për një kostum gri prej leshi me cirka, bërë nga Michael Kors, me krahë treçerekshe dhe jakë të gjërë deri mbi supe. Mediat shkrujnë se vetëm xhaketa e këtij kostumi kushton 1,500 dollarë.

Nuk është hera e parë që Michelle zgjedh stilistin amerikan për veshjet e saj, pikërisht në raste kaq zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: