Në tetë vitet e saj si Zonjë e Parë në Shtëpinë e Bardhë, Michelle Obama është dashur nga të gjithë, edhe për pamjen dhe look-un e saj, përfshirë dhe flokët.

Tani që në White House banojnë Trump, familja Obama më në fund po relaksohet. Ata ndodhen me pushime që pas kalimit të presidencës dhe Michelle dhe Barack po kalojnë ditë të tëra në det, mes Ishujve Vergini Britanniche dhe Polinesia Francese, duke shkruar librat e tyre të kujtimeve.

Këto ditë është publikuar një foto e Michelle Obama, realizuar gjatë pushimeve të tyre tropikale, e cila po çmend rrjetin, dhe ku Michelle shfaqet më flokët e saj natyrale, me rrica. Një hair-style i paparë ndonjëherë për Michelle, që në periudhën e First Lady i ka mbajtur gjithmonë flokët të shtrirë dhe maksimumi me onde.

Boom konsensusi në Twitter për këtë model, nga fansat. Ka nga ata të cilët pyesin përse nuk e ka kënaqur botën më parë me këtë model origjinal. Nëse modelet e Michelle Obamës, të gjatë apo të shkurtra, kanë qenë më të kërkuarat tek parukieret amerikane, për pothuajse 10 vjet, për të pasur këtë model aktual do të mjaftonte thjesht ti thani flokët në natyrë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb