SHBA

Michelle Obama është një nga Zonjat e Para më të dashura por edhe një femër me shumë influencë në SHBA. Ajo ka qëndruar gjithmonë në krah të bashkëshortit të saj Barack Obama dhe ka qenë mbështetja e tij më e madhe.

Edhe pse nuk është më në statusin e zonjës së parë, Michelle vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pasi botoi biografinë e saj të parë me titull ‘Becoming’, një rrëfim i sinqertë që u mirëprit nga të gjithë.

Në libër zbulohen detaje rreth fëmijërisë së saj e deri te mbërritja në Shtëpinë e Bardhë përkrah Presidentit të parë me ngjyrë në Amerikë. Libri që prej 13 nëntorit ndodhet në të gjithë libraritë në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në libër ish-Zonja e Parë ka rrëfyer dicka që se ka thënë kurrë më parë. Michelle Obama tregon për abortin që ka përjetuar dhe se ka përdorur fekondimit in vitro për të sjellë në jetë dy vajzat e saj, Sasha dhe Malia.

Ajo inkurajoi gratë që përjetojnë tronditje psikologjike të ngjashme që të kuptojnë se nuk është faji i tyre dhe se duhet medoemos të bëjnë konsulta si çift pa u mbyllur në dhimbjen e tyre.

Duke qenë se daljet e saj publike janë shtuar shumë së fundmi, një nga detajet që ka tërhequr vëmendje është stili i të veshurit që ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e shkuara. Së fundmi ajo u shfaq e veshur me një palë çizme të gjata ‘Balenciaga’, teksa takonte Sarah Jessica Parker gjatë turit të promovimit të librit të saj. Këto çizme kushtojnë plot 4 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb