Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi qeverinë LSDM-BDI se ka lënë hapësirë që propaganda bullgare të operojë te maqedonasit në Shqipëri.

Mickoski thotë se në Shqipëri ka shumë më shumë qytetarë që janë deklaruar si bullgarë, ndërsa pyet nëse Bullgaria do t’i vendos kusht edhe Shqipërisë që ky popull të vendoset në Preambulë të Kushtetutës.

“Maqedonasit në Shqipëri, shumë shpejtë do të doja t’i vizitoja, dhe do të shkojë t’i vizitojë, dua ta rikthejë besimin.

Më vjen keq që qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kështu sillej dhe la hapësirë që propaganda e huaj të jetë aktive në atë pjesë, por unë do të them që ajo politikë asimiluese e fqinjit tonë lindor nuk është vetëm te maqedonasit, nëse i shihni numrat do ta shihni që përfshin një pjesë të madhe të qytetarëve të tjerë në Shqipëri. Kjo është diçka që duhet të analizohet me më tepër seriozitet.

Tani parashtrohet pyetja, sepse në Shqipëri ka tre herë më shumë që janë deklaruar si pjesë e bashkësisë bullgare, a do të kemi edhe për Shqipërinë kusht që ata të jenë në Preambulën e Shqipërisë? Sepse tre herë më tepër ka qytetarë të Shqipërisë që thonë për vete thonë se janë pjesë e bashkësisë bullgare, nga ata që thonë se janë në Maqedoni”, shtoi Mickoski.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: