Microsoft braktis LinkedIn në Kinë duke përmendur një mjedis të vështirë në të cilin duhet operuar, ndërkohë që kjo tërheqje shënon largimin më të madh nga vendi aziatik i një kompanie të madhe teknologjike në vitet e fundit.

LinkedIn, përmes një deklarate theksoi se do të zëvendësonte shërbimin e saj kinez me një shërbim tjetër.

Lëvizja erdhi pasi shërbimi në pronësi të Microsoft u detyrua të bllokojë profilet e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë për shkak të përmbajtjes së postuar dhe konsideruar “të ndaluar”.

Mbyllja e faqes së rrjeteve profesionale, e cila funksionon në Kinë që nga shkurti 2014, do të ndodhë deri në fund të vitit dhe shënon fundin e rrjetit të fundit të madh amerikan të medieve sociale të afta për të vepruar hapur në vend.

LinkedIn, në një deklaratë të postuar në blogun e saj zyrtar, shpjegoi se e mori vendimin pasi “u përball me një mjedis operativ dukshëm më sfidues”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: