Microsoft, kompania e dytë më e vlefshme në botë, do të përdorë robotët roje K5 për të rritur sigurinë në godinën e saj. Robotët roje K5 do të pajisjen me sensorë High Definition, mikrofona, sisteme alarmi, detektorë dhe kamera. Roboti i njohur me emrin K5 është krijuar që në vitin 2013 nga kompania Knightscope. Deri tani janë krijuar 7 robotë të tillë, ku katër prej tyre janë testuar tek godina e Microsoft-it.

Robotët K5 kanë gjithashtu GPS, altoparlantë, Wi-Fi dhe sensorët për parashikimin e motit. Bateria që fuqizon këta robotë do të zgjasë për 24 orë. Robotët do të mbikëqyrin zonën, dhe nëse vërejnë ndonjë ndryshim, ata do të lajmërojnë menjëherë rojet e sigurisë.

Këta robotë do të përdoren edhe për të shoqëruar njerëzit në kamp gjatë natës, ose për të marrë kërkesa emergjente të dërguara nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm tek telefonat inteligjentë.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: