Microsoft po zhvillon një aplikacion të ri për mesazhe, i cili do të jetë në dispozicion për iPhone-t dhe do të funksionojë së bashku me aplikacionin Outlook. Aplikacioni i ri, i quajtur Flow, është projektuar për të ofruar “biseda të shpejta, të rrjedhshme dhe natyrale”. Ai do të shërbejë për të kthyer shpejt mesazhe elektronike me njerëzit që komunikoni vazhdimisht në telefon.

Flow do të jetë për Outlook-un siç është Qik për Skype-n. Skype Qik është një shërbim për video për mesazhe i cili përdoret më lehtë dhe më shpejtë se Skype. Flow, gjithashtu, do të jetë më i lehtë për t’u përdorur se shërbimi për mesazhe elektronike Outlook. Microsoft do të sjellë fillimisht këtë aplikacion tek iPhone dhe më vonë do të vijë edhe tek pajisjet Android.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: