Microsoft ka shkarkuar rreth 20 punonjës pasi janë akuzuar për ngacmime seksuale të paraqitura gjatë një viti të vetëm, sipas një memorandumi nga ekzekutivi më i lartë i Burimeve Njerëzore të kompanisë.

Kathleen Hogan, oficerja e personelit të Microsoft (MSFT), u tha të punësuarve të enjten se kompania mori 83 ankesa për ngacmim seksual në Shtetet e Bashkuara, nga Korriku 2016 deri në Qershor 2017.

Detajet e reja në memorandum janë një përpjekje për të mbështetur idenë se Microsoft nuk merr seriozisht ankesat për keqtrajtim dhe diskriminim, pasi pretendimet janë bërë publike në një dokument gjyqësor këtë javë.

Dokumentet, nga një padi e paraqitur nga një ish-punonjës, pohuan se femrat në Microsoft paraqitën 238 ankesa për ngacmim dhe diskriminim me Departamentin e Burimeve Njerëzore të kompanisë në periudhën 2010-2016.

Padia tregon se vetëm një nga 118 ankesat për diskriminim gjinor është konsideruar “me baza” nga ekipi hetues i marrëdhënieve të punës të Microsoft.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: