TIRANE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se 27 kompani, shumica të huaja kanë shprehur interes në garën për TEC-in e Vlorës.

Sipas MIE, Në kuadër të garës së hapur ndërkombëtare për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat të Termocentralit të Vlorës, brenda datës 28 Shkurt, kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ofertat e tyre në këtë procedurë konkurruese.

Njoftimi nga MIE:

Në kuadër të garës së hapur ndërkombëtare për dhënien me koncesion/Partneritet Publik Privat të Termocentralit të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë organizoi sot për operatorët e interesuar vizitën në terren në ambientet e kësaj vepre. 27 kompani, prej të cilave shumica të huaja u njohën me situatën aktuale të TEC-it të Vlorës, të dhënat e përgjithshme teknike të tubacionit të gazit Fier-Vlorë si dhe situatën energjetike të Shqipërisë. Brenda datës 28 Shkurt, kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ofertat e tyre në këtë procedurë konkuruese.

Kompania e cila do të dëshirojë të rivërë në punë TEC-in duke e marrë me koncesion për një periudhë 20 vjeçare duhet që me paratë e saj të investojë për riparimin e defektit në sistemin e ftohjes, transformimin teknologjik të TEC-it nga naftë në gaz dhe ndërtimin e tubacionit që e lidh TEC-in e Vlorës me pikën e daljes së gazsjellësit TAP në Fier. Në dokumentet e tenderit, shteti ka zgjedhur si opsion të preferuar mosgarantimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga ky TEC për të mos ngarkuar Buxhetin e Shtetit me kosto. Nëse procedura do të rezultojë e suksesshme, kompania që do të operojë TEC-in pasi të kryejë investimet e lart përmendura do tia dorëzojë shtetit veprën në vitin e 20-të të koncesionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: