Mbaron historia e dashurisë mes Miguel Bose dhe skulptorit valencian Nacho Palau, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle.

Por ata që do të ndahen nuk do të jenë vetëm ata të dy, por edhe katër fëmijët (të lindur nga nënë surrogate) ku çifti kishte atësinë.

Dy do të qëndrojnë me këngëtarin dy të tjerë me Palau.

Në 27 prill të 2011 Bose kishte njoftuar publikisht, nëpërmjet profilit të tij social, që ishte bërë baba i binjakëve, Diego dhe Tadeo, nëpërmjet një shtatzënie nga një nënë surrogate.

Në 29 qershor dy vite më pas, ai zbuloi nëpërmjet revistës spanjolle “Shangay” që ishte bërë sërish baba i dy fëmijëve të tjerë Ivo dhe Telmo’.

Cifti gjithashtu do të ndajë edhe katër fëmijët. Bose i cili ka lindur në Panama por është larguar nga vendlindja kur ishte fare i vogël dhe ka jetuar në Madrid, tani ka zgjedhur të transferohet në Meksikë me dy fëmijët e mëdhenj (Diego dhe Tadeo), ndërsa binjakët e tjerë (Telmo e Ivo) do të qëndrojnë me Palau.

Për të bërë të mundur që katër fëmijët të vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt duket që Bose dhe Palau kanë propozuar komunikime të gjata në Skype. Por vendimi për të ndarë fëmijët duket se ka ngjallur shumë polemika.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb