Sërish protesta e opozitës së bashkuar ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Washington Post” shkruan se mijëra protestues kërkojnë largimin e qeverisë. “Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzojnë si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar. Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, janë mbledhur këtë të shtunë para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij”.

Më tej, në artikull thuhet se opozita, ligjvënësit e të cilës kanë hequr dorë nga mandatet e tyre në parlament, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës si edhe për t’u ulur për bisedime. Tubimet e fundit janë kthyer në dhunë, teksa policia ka përdorur gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim”, përfundon artikulli i “Washington Post”.

Washington Post
Washington Post

Po ashtu Zëri i Amerikës po transmeton ‘Live’ protestën e opozitës së bashkuar, përmes faqes së saj në facebook. “Tirane: Tubimi i opozites para Kryeministrise..” – shkruhet ne videon e drejtperdrejte.

Gjithashtu edhe seksioni shqip i Deutsche Welle, po transmeton protestën e opozitës, ndërsa shkruan: Protesta në Tiranë: Opozita po zhvillon një marshim duke rrethuar simbolikisht institucionet. Ajo kërkon qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb